Pre. Tet 23rd, 2026

Deçan, tre të dyshuar arrestohen për vrasje në tentativë

Tre persona janë arrestuar në Deçan nën dyshimin për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 tetor, rreth orës 05:15, kur tre të dyshuarit dyshohet se tentuan ta ndalonin veturën e një personi. Gjatë këtij veprimi, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shoferit.

Policia ka bërë të ditur se pistoleta që dyshohet të jetë përdorur në rast është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Deçan 22.10.2026-05:15. Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit. Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës

Postime të Ngjashme