Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëhet sot me ushtarë të rinj, të cilët do të japin betimin në një ceremoni të organizuar në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së është paraparë të fillojë në orën 15:00.
Në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

