Mohamed Salah ka vendosur mbrëmë një rekord të ri në karrierë me Trabzonsporin.
Në moshën 34-vjeçare, Salah dëshmon se mbetet një futbollist vendimtar, i aftë të kombinojë shënimin e golave me krijimin e rasteve për bashkëlojtarët.
“Mbreti egjiptian”, shënoi dhe asistoi në Conference League ndaj skuadrës finlandeze KuPs në fitoren 2-4 ndaj tyre.
Ajo çka e veçon atë është se Salah hyn në listën e lojtarëve që e kanë bërë këtë gjë në 3 kompeticionet e mëdha të UEFA-së si Champions League, Europa League dhe mbrëmë në Conference League.
Këtë sezon ai ka bërë 10 paraqitje dhe ka shënuar plot 8 gola e 8 asistime

