Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme.
Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 21:30.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, si dhe 1,100 euro para të gatshme.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që i dyshuari, pas arrestimit, të dërgohet në mbajtje.
Policia e ka cilësuar rastin si “Posedim i narkotikëve”

