Pre. Tet 16th, 2026

Dështoi te Ballkani, trajneri kroat merr drejtimin e skuadrës shqiptare

Trajneri i njohur kroat, Mislav Karoglan është bërë me punë të re pas largimit nga Ballkani javë më parë.

Karoglan është emëruar trajner i Partizanit të Tiranës.

44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

​Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani. Gjatë karrierës së tij, tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane

Postime të Ngjashme