Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhet sot në orën 10:30, në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë mbledhje, komisioni do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Mbledhja do të mbahet në sallën N-302 të Kuvendit të Kosovës.

