Dy raste vdekjeje janë raportuar të enjten, më 15 tetor, në rajonin e Prizrenit, ndërsa Policia ka iniciuar hetime për të dyja ngjarjet.
Rasti i parë ka ndodhur në Prevallë, rreth orës 13:10, kur një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje me familjarët. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Për këtë rast është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në rrugën “Shefqet Berisha”, në Prizren, ku është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, në moshë madhore. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë regjistruar si “Hetim mbi vdekjen”

