Prishtina nuk ka arritur të marrë tri pikët në javën e tetë të Superligës së Kosovës në futboll, pasi është ndalur në barazim pa gola, 0:0, nga Dukagjini. Ndeshja u zhvillua në Hajvali.
Të dyja skuadrat krijuan mundësi të mira për të shënuar, por gjatë 90 minutave asnjëra nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Ky barazim i kushtoi Prishtinës me humbjen e kreut të tabelës. Kryeqytetasit kanë grumbulluar 19 pikë, aq sa Malisheva, por kjo e fundit renditet e para falë golaverazhit më të mirë.
Në anën tjetër, Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e tretë, me gjithsej 13 pikë.

