Ish presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me senatorë amerikanë, gjatë të cilave ka kërkuar mbështetje për avancimin e dialogut strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fokus të diskutimeve ka qenë rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Dialogu strategjik synon të krijojë një mekanizëm të rregullt bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë çështjet e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, energjisë dhe investimeve.
Ky proces ishte pezulluar nga administrata amerikane në shtator të vitit 2025, ndërsa rifillimi i tij mbetet një çështje e rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit.
Përmes angazhimit me senatorët amerikanë, Osmani synon të sigurojë përkrahje politike për forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

