Mër. Sht 2nd, 2026

Shpallja e aktgjykimit, Sveçla mungon në seancë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është paraqitur në seancën e sotme ndaj tij, për hedhje të gazit lotsjellës në kuvend.

Trupi gjykues pas pak do të shpallë aktgjykimin ndaj Sveçlës, me këtë të fundit që dërgoi në seancë vetëm përfaqësuesin e tij ligjor.

Në fjalën përfundimtare, të mbajtur më 28 gusht, prokuroria ka kërkuar që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, duke renditur disa prova dhe dëshmi që, sipas saj, vërtetojnë kryerjen e veprës penale.

Prokurori Avni Namani ka thënë se në CD-në e administruar si provë materiale, ku është incizuar seanca e kuvendit, shihet momenti kur Sveçla aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh brenda sallës së seancave plenare.

Sipas Namanit, pas përhapjes së gazit, personat e pranishëm largohen nga salla. Prokuroria ka përmendur edhe fotoalbumin e përpiluar nga zyrtarët policorë, ku, sipas saj, dokumentohet gjetja e bombolave të gazit lotsjellës, të aktivizuara dhe të paaktivizuara, në sallën plenare.

Postime të Ngjashme