Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim Ismail Selmanin – Komandant Mala, Nuhi Tahirin, invalid i luftës së Koshares, si dhe Agim Pllashnikun, veteran i luftës së Koshares.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava i përgëzoi veteranët për kontributin dhe sakrificën e tyre të dhënë për atdheun, duke vlerësuar lart qëndresën dhe angazhimin e tyre në ditët më të vështira të vendit. Myftiu Tërnava shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në luftën për lirinë e Kosovës, ndërsa vlerësoi edhe angazhimin dhe përkrahjen që ata po u japin luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po mbahen në Hagë.
Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, si dhe për përgjegjësinë që brezat e rinj të njihen me historinë dhe përpjekjet që i paraprinë lirisë së Kosovës

