Mar. Nën 10th, 2026

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë përfunduar pjesëmarrjen në programin e parë të trajnimit për anëtarët e zyrave të çështjeve të Haxhit dhe udhëheqësit e grupeve për sezonin e Haxhit 2027, të organizuar nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë përfunduar pjesëmarrjen në programin e parë të trajnimit për anëtarët e zyrave të çështjeve të Haxhit dhe udhëheqësit e grupeve për sezonin e Haxhit 2027, të organizuar nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Programi, i mbajtur në margjinat e edicionit të gjashtë të Konferencës dhe Ekspozitës së Haxhit në Xhide, kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e gatishmërisë së përfaqësuesve të zyrave të Haxhit për organizimin dhe menaxhimin e sezonit të ardhshëm.
Gjatë këtij programi, përfaqësuesit e BIK-ut morën pjesë në trajnime të specializuara, punëtori interaktive dhe aktivitete që mundësuan shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të vendeve të tjera. Në fokus të trajnimeve ishin 11 fusha të rëndësishme, ndër të cilat menaxhimi i transportit, organizimi i akomodimit, shërbimet ushqimore, menaxhimi i turmave, shërbimet në vendet e shenjta, kujdesi shëndetësor, komunikimi me haxhilerët, media dhe udhëheqja e grupeve.
Pjesëmarrja në këtë program u mundësoi përfaqësuesve të BIK-ut të njihen më nga afër me procedurat, mekanizmat dhe praktikat e reja të organizimit të Haxhit, si dhe me mënyrat e koordinimit dhe menaxhimit të situatave të ndryshme gjatë këtij procesi.
Kjo pjesëmarrje është pjesë e përgatitjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për sezonin e Haxhit 2027, me synim ngritjen e gatishmërisë së Zyrës së Haxhit, avancimin e organizimit dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për haxhilerët tanë.
Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë këtij programi do të shërbejnë në përmirësimin e mëtejmë të punës së Zyrës së Haxhit dhe në përgatitjen sa më të mirë të procesit të organizimit të udhëtimit dhe qëndrimit të haxhilerëve nga Kosova në vendet e shenjta.

Postime të Ngjashme