Një tjetër pasuri i është shtuar fondit të vakëfeve në Malishevë.
Vëllëzërit Berisha nga fshati Gurbardh kanë dhuruar 22.78 ari tokë vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, përkatësisht për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Aktit të vakëflënies iu bashkuan Muhamet, Petrit, Arsim, Armend dhe Avdyl Avdyl Berisha, duke e cilësuar këtë veprim si kontribut në ruajtjen e traditës së vakëfit dhe në shërbim të komunitetit.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë ka shprehur mirënjohje për vakëflënësit, duke theksuar se vakëfi përfaqëson një amanet që përcillet ndër breza dhe një vepër nga e cila mund të përfitojë komuniteti edhe në të ardhmen.


