Fabiana Anais Cobos Vega, sot ishte paraparë të paraqitej në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ishte planifikuar t’i kumtohej aktgjykimi për akuzat se rekrutonte vajza nga Amerika Latine dhe i sillte në Kosovë për shfrytëzim seksual.
Megjithatë, seanca për shpalljen e aktgjykimit është shtyrë, shkruan IndeksOnline.
Prokuroria Speciale e akuzon Vegën se kishte rol drejtues në një grup të dyshuar kriminal, i cili organizonte rekrutimin, transportimin dhe strehimin e vajzave, me qëllim të shfrytëzimit të tyre për prostitucion.
Në këtë rast, bashkë me të akuzohet edhe Batuhan Beyoglu.
Sipas aktakuzës së ngritur më 26 gusht 2025, ajo dhe i bashkakuzuari Batuhan Beyoglu dyshohet se organizonin rekrutimin, transportimin dhe strehimin e viktimave, të cilat më pas shfrytëzoheshin për prostitucion në Prishtinë.

