Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të Kupës së Botës, faza eliminim direkt.
Dy ndeshje tejet interesante dhe për shumëkë tani fillon futbolli i vërtetë,.
Brazili luan ndaj Japonisë nga ora 19:00. Edhe pse duket e lehtë në letër për brazilianët, Japonia ka treguar që nuk mposhtet lehtë gjatë këtij turneu.
Kurse ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Gjermanisë dhe Paraguait nga ora 22:30.
Kujtojmë që mbrëmë siguroi kualifikimin tutje Kombëtarja e Kanadasë, duke e eliminuar Afrikën e Jugut.

