Hën. Qer 29th, 2026

“Synojmë titullin kampion”, trajneri i Japonisë para ndeshjes ndaj Brazilit: Njerëzit qeshin me këtë!

Trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka bërë një deklaratë të guximshme përpara ndeshjes së sotme ndaj Brazilit në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, duke theksuar se skuadra e tij synon të shkojë deri në fund të turneut.

“Në këtë Kupë Bote synojmë titullin kampion. Ka shumë njerëz që ndoshta qeshin me këtë ide, por ne duam ta përballojmë garën me mentalitetin se jemi pretendentë për trofe”, u shpreh Moriyasu në një konferencë për media.

Ai shtoi se Japonia duhet të luajë pa presion dhe në rolin e “underdog”-ut, por me besim të plotë në aftësitë e saj.

“Ne jemi pak në rolin e skuadrës që nuk shihet si favorite, por kjo na jep edhe më shumë forcë për të luftuar”, theksoi trajneri japonez.

Sonte nga ora 19:00, Japonia përballet me Brazilin në një nga sfidat më të forta të fazës së 1/16-s

Postime të Ngjashme