Pre. Tet 2nd, 2026

Vushtrri, arrestohet një person nën dyshimin për bashkëjetesë me të miturën

Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur që nga viti 2021.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16-vjeçare. I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt nga organet kompetente.

Postime të Ngjashme