Interesimi për ndeshjen mes Finlandës dhe Shqipërisë në UEFA Nations League është mjaft i madh. Përballja, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 3 tetor, në stadiumin olimpik të Helsinkit, pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh.
Deri tani janë shitur më shumë se 21 mijë bileta, duke rritur pritshmëritë për një atmosferë të veçantë në tribuna. Stadiumi Olimpik i Helsinkit ka një kapacitet prej rreth 36 mijë spektatorësh, çka lë hapësirë për një numër edhe më të madh tifozësh deri në momentin e ndeshjes.
Shqipëria synon të vazhdojë paraqitjet pozitive në këtë edicion të Nations League, ndërsa përballë do të ketë Finlandën, një prej kundërshtarëve kryesorë në grup.
Ndeshja Finlandë–Shqipëri do të nisë në orën 15:00. Për tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki, FSHF ka organizuar edhe pikën e grumbullimit, prej nga ata do të marshojnë së bashku drejt stadiumit.

