Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton sot Kosovën, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, von der Leyen do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. Takimi me Haxhiun është paraparë të nisë në orën 12:30, ndërsa takimi me Kurtin në orën 13:00, pas të cilit është planifikuar edhe konferencë për media.
Në fokus të vizitës pritet të jenë rruga evropiane e Kosovës, hapat drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Pas Kosovës, von der Leyen do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi, ndërsa turneu i saj në rajon do të përfundojë të premten në Maqedoninë e Veriut.

