Një trup i pajetë është gjetur në liqenin e fshatit Livoç, pasi një qytetar ka njoftuar Policinë për rastin.
Pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje së bashku me zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë trupin nga uji. Ekipi mjekësor që ka mbërritur aty ka konstatuar se personi nuk kishte shenja jete.
Sipas të dhënave fillestare, viktima nuk kishte dokumente identifikimi. Megjithatë, hetimet e para ngritin dyshimet se bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i cili ishte raportuar i zhdukur dy ditë më parë.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

