Pre. Tet 9th, 2026

Policia kontrollon shtëpinë e një të dyshuari në Prishtinë, sekuestron SIM-kartela

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për një rast të dyshuar të mashtrimit dhe keqpërdorimit të kartelave bankare ose të kreditit, si dhe për lëshimin e çeqeve pa mbulesë në Prishtinë.

Në kuadër të hetimeve, me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e një personi të tretë të dyshuar, shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar disa SIM-kartela, për të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet sipas procedurave të rregullta.

Postime të Ngjashme