Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Gjatë takimit, Rama dhe Luciani kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen komunat, forcimin e demokracisë lokale dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar edhe rëndësinë e krijimit të mundësive që komunat të kenë qasje më të drejtpërdrejtë në fondet evropiane dhe ndërkombëtare.
Ai ka bërë të ditur se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj fuqizimit të vetëqeverisjes lokale dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

