Sht. Nën 28th, 2026

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënoi 82-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënoi 82-vjetorin e themelimit, me një ceremoni ku u prezantuan puna, të arriturat dhe zhvillimi i këtij institucioni ndër vite.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, e cila vlerësoi rolin e Bibliotekës në ruajtjen e kujtesës intelektuale e kulturore të vendit dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e saj,.

Gjatë ceremonisë u prezantuan të arriturat e vitit 2026, përfshirë zgjerimin e veprimtarisë kulturore, fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e digjitalizimit. Një ndër zhvillimet e rëndësishme është edhe digjitalizimi i rreth katër milionë faqeve të gazetave, librave, revistave dhe materialeve të tjera.

U prezantua gjithashtu vepra “Bibliografia e librit shqip 1912-1974”, një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e historisë së librit dhe zhvillimit intelektual e kulturor shqiptar

Postime të Ngjashme