Sht. Nën 28th, 2026

Dardanet përmbyllin përgatitjet në Maltë, urojnë 28 Nëntorin nga larg

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore në Maltë, në prag të ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë nesër ndaj kombëtares vendase.

Dardanet kanë përfunduar përgatitjet për këtë përballje, e cila do të luhet në orën 19:00, në “National Football Centre” në Maltë.

Në Ditën e Flamurit Kombëtar, futbollistet dardane kanë përcjellë urimet e tyre për të gjithë shqiptarët, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për kombin.

“Nga Dardanet tona, urime 28 Nëntori shqiptarë kudo që jeni!”, ka qenë mesazhi i përcjellë nga Malta.

Pas përfundimit të stërvitjes, ekipi është përqendruar te detajet e fundit para ndeshjes, ku synimi mbetet një paraqitje e mirë dhe rezultat pozitiv ndaj vendasve.

Postime të Ngjashme