Shoqata e tifozëve të Spartak Moskës, Crazy North, ka reaguar publikisht kundër transferimit të sulmuesit shqiptar Mirlind Daku nga Rubin Kazan, duke publikuar një deklaratë në kanalin e saj në Telegram.
Daku sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi nga Moska, por grupi i tifozëve ka shprehur kundërshtim të plotë ndaj kësaj lëvizjeje,
Në reagimin e tyre, tifozët shkruajnë:
“Shprehim mospajtimin tonë të plotë me transferimin e mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Duke u bazuar në të kaluarën e futbollistit shqiptar, parashikojmë një sërë problemesh brenda ekipit, i cili aktualisht është në gjendje të luftojë për objektiva të mëdha.
“Pavarësisht bojkotit të Fan ID në ndeshjet e ekipit të parë, ne mbështesim popullin vëlla të Serbisë dhe qëndrimi ynë ndaj ustashëve, e veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve, mbetet i pandryshuar – lojtarë të tillë nuk kanë qenë kurrë pjesë e ekipit tonë dhe nuk duhet të jenë.
“Pavarësisht se sa i mirë mund të jetë sulmuesi sipas standardeve të Premier Ligës Ruse, parimet duhet të jenë mbi rezultatet hipotetike. Daku nuk duhet të jetë pjesë e ekipit tonë!”
Kujtojmë që Spartaku do të paguajë plotë 11 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar

