***Sot më 9 shtator, Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Vetëvendosje pritet te rikandidojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.Ndërsa PDK-ja pritet të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, e LDK-ja Kujtim Shalën***Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.Ai ka treguar se kjo parti do të votojë kandidatin e VV-së për kryetar dhe kandidatët për nënkryetarë. Haziri ka thënë se ai ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike***Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për konstituimin e kuvendit.Ramadani deklaroi se sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese apo krejt është vetëm vazhdim i lojës së Vetëvendosjes me shtetin.“Aleanca mbetet parimore, Kushtetuta mbi kalkulimet partiake.”deklaroi ai.Ndryshe nga Aleanca kanë njoftuar se s’do të marrin pjesë në seancën e sotme të thirrur pas një muaji*** Aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mund të ketë peshë përtej fatit juridik të katër të akuzuarve.Mark Ellis, njohës i çështjeve ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai mund të ndihmojë në përcaktimin e kufijve të ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe përgjegjësisë komanduese kur bëhet fjalë për udhëheqës të lartë.*** Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, në rast të lirimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë. Musliu tha se në rrethana normale, kthimi i Thaçit në Kosovë pas një lirimi do të duhej të shoqërohej me një akt solemn dhe unanim nga skena politike dhe sipas saj, të zgjidhje president. Ajo theksoi se, sipas saj, Kosova aktualisht nuk po funksionon si një shtet normal dhe se për këtë arsye mbetet vetëm pritja për zhvillimet në Hagë*** Gjykata Themelore në Prishtinë pritet ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “53-milionëshi”.Përveç Lekajt, në këtë rast akuzohen edhe ish-këshilltari i tij politik, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri, si dhe ish-drejtori i Prokurimit Publik në këtë ministri, Besim Tahiri.*** Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar se rezultatet e dobëta të Kosovës në PISA janë pasojë e problemeve të grumbulluara ndër vite dhe e moszbatimit të reformave arsimore *** Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale në një karburant.Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet se ka ardhur nga një bombol gazi në ambientet e karburantit, ku kryhet furnizimi i automjeteve.Si pasojë e shpërthimit, një strukturë njëkatëshe është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shembur. Brenda saj akomodoheshin edhe punonjësit e karburantit.Në momentin e ngjarjes, në ambientet e karburantit ndodhej edhe një automjet që po furnizohej me gaz. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo të dëmtuar.Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore***Rajon: Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është dorëzuar organeve të ndjekjes, pasi ishte në arrati.Në orën 05:35, Përparim Bajrami nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, vullnetarisht dhe në këmbë është paraqitur pranë organeve kompetente.Ndaj Bajramit ishte lëshuar masa “arrest”, me kërkesë të SPB-së – Sektorit për Kërkime, në përputhje me nenin 354, paragrafi 5, të Kodit Penal.Masa është konfirmuar, pas së cilës Bajrami është privuar nga liria dhe do të dërgohet për procedurë të mëtejshme pranë organeve kompetente***Lajme nga Bota: Tensionet në Lindjen e Mesme po hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi, me përplasje të drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjirin Persik dhe pranë Ngushticës së Hormuzit. Irani pretendon se ka sulmuar disa anije, ndërsa SHBA-të thonë se kanë shkatërruar pesë tankerë iranianë. Në të njëjtën kohë, Jordania raportoi se ka interceptuar shumicën e raketave balistike të lëshuara nga Irani, duke shtuar shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në të gjithë rajonin.Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përshkallëzuar në ujërat e Gjirit Persik dhe rreth Ngushticës së Hormuzit***Sport: Sot do të zhvillohet nata e dytë e xhiros së parë në fazën e ligës të Liges se Kampioneve te UEFA, ku në program janë gjashtë përballje mjaft interesante. Vëmendja kryesore e kësaj mbrëmjeje do të jetë në stadiumin “Anfield”, ku Liverpooli do të mirëpresë Atletico Madridin me fillim nga ora 21:00, .Ndeshje tjera mjaft joshëse janë edhe ato mes Napolit e Arsenalit si dhe Barcelona që pret Feyenoordin me fillim nga ora 18:45. ..Per orarin e ndeshjeve ju mund te lexoni ne radiododona.com, rubrika sportive***Parashikimi I Motit: e merkure Vazhdon moti i ngrohtë, me periudha të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33°C. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s..Në Shqiperi: Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 35 grade celcius..Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.****Radio Dodona 88.2 Mhz Fm***Facebook:Radio Dodona 88.2 Fm***Youtube: Radio Dodona***
