Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë ka nënshkruar kontratë për furnizim me dron profesional për inspektim dhe hartografi.
Kontrata është lidhur me operatorin ekonomik “GJEO-PROJEKT SH.P.K.”, ndërsa vlera e saj është 4,990 euro,.
Në këtë procedurë kanë qenë tre tenderë të pranuar dhe të tre janë vlerësuar si të përgjegjshëm.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 28 korrik, ndërsa kontrata është nënshkruar më 4 shtator.
Objekti i kontratës përfshin furnizimin me një dron profesional për inspektim dhe hartografi, së bashku me telekomandë, bateri, pajisje përcjellëse, trajnim të stafit dhe dokumentacion teknik.
Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ishte 7,500 euro, ndërsa financimi është bërë nga mjetet vetanake të KMDK-së.
Procedura është zhvilluar përmes kuotimit, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët. Në tender kishin kërkuar dosjen e tenderit gjithsej 24 operatorë ekonomikë.

