Die. Gus 16th, 2026

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Pejë, në rrugën “Wesley Clark”.

Një person ka qenë cak i sulmit, por që ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë ka të shtëna me armë, Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion, aty është takuar viktima i cili është sulmuar por fatmirësisht nuk kemi persona të lenduar, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në kërkim të personit të dyshuar”, tha Rugova.

Postime të Ngjashme