Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur marshin protestues kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Marshi i studentëve ka nisur nga Qendra e Studentëve në Prishtinë dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”.
“UÇK, “Jo në emrin tonë”, janë thirrjet e studentëve në marshin protestues në Prishtinë.
Studentët janë nisur nga Qendra e Studentëve dhe kanë marshuar deri te sheshi “Skënderbeu”. Atyre i’u kanë bashkuar edhe disa qytetarë mes mesin e tyre edhe të moshuar.
Gjithashtu, protestat kundër aktgjykimit të Speciales janë duke u mbajtur në Prishtinë për çdo natë.
Ndryshe, zktgjykimi i 16 shtatorit ndaj katër ish krerëve të UCCK-së është vendim i shkallës së parë dhe procedurat e ankesës mund të ndikojnë në përfundimin përfundimtar të çështjes, pra i vendimit në Gjykatën e Apelit.
Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për krimet e luftës të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes, ndërsa i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.

