Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ktheu mbrapsht në kufi me Serbinë 27 tonë misër nga Serbia, të importuara nga kompania “Ideal Group” nga Peja, pa lejuar hyrjen në tregun e Kosovës.
AUV në njoftim sqaron se produkti është misër merkantil në kokrra, i cili tregtohet si lëndë e parë dhe mund të përdoret për ushqimin e kafshëve ose për përpunim të mëtejshëm, varësisht nga destinimi i tij.
“Ngarkesa ishte eksportuar nga kompania Agro Dom Doo, Crvenka, Serbi, sipas faturës të datës 10 nëntor 2026, dhe ishte paraqitur për import në pikën kufitare të Merdarit. Gjatë kontrollit kufitar, AUV ka marrë mostra të misrit për analiza laboratorike. Rezultatet kanë treguar praninë e aflatoksinës B1 në nivel prej 0.029 mg/kg (29 µg/kg), apo 45% mbi kufirin e lejuar prej 0.020 mg/kg (20 µg/kg)”, thyhet në njoftim .

