Hën. Nën 16th, 2026

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) reagoi lidhur me procesin gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, OVL-UÇK kritikoi mënyrën e drejtimit të procesit gjyqësor.

“OVL UÇK, nuk ka besim në ‘drejtësinë’ e Dhomave të Specializuara në Hagë. Mënyra si e kanë drejtuar dhe po vazhdojnë ta drejtojnë procesin kundër krerëve të UÇK-së, ka shkatërruar çdo fije besimi në profesionizmin dhe paanshmërinë e tyre. Andaj, asnjë aktgjykim i tyre nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK thekson se le ta kuptojnë të gjithë, këto goditje nuk na dobësojnë, nuk na frikësojnë dhe nuk na zmbrapsin.

“Na bëjnë më të vendosur, më të bashkuar, më të fortë. UÇK-ja nuk ka vend në bankën e të akuzuarve të historisë. Ajo qëndron në themelet e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

 

 

Postime të Ngjashme