Kosovë
🌤️ E hënë, 21 shtator 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 26°C.💨 Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Shqipëri
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 31 grade celcius.
🌬Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti: I ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Gjatë pasdites do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende, veçanërisht në pjesët jugore, do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të motit, me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 40 km/h.Temperatura me e ulet 7 ndersa me e larta e dites 32 grade celcius.
Në Shkup: Mot i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior.

