Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchester Basketball, për shkak të problemeve me pajisjen me viza të lojtarëve.
Mungesa e vizave po rrezikon paraqitjen e skuadrës prizrenase në këtë përballje ndërkombëtare. Për këtë arsye, Bashkimi ka kërkuar që ndeshja të shtyhet, në mënyrë që ekipi të ketë mundësi të udhëtojë dhe të paraqitet në përbërjen e duhur.
Tashmë pritet të shihet nëse kërkesa e klubit do të merret parasysh dhe nëse do të ketë një vendim për zhvillimin e ndeshjes në një datë tjetër.

