Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka marrëveshje pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Ai, në një deklarim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit, tha se nuk ka asgjë konkrete për t’u bërë publike derisa të arrihet një marrëveshje.
“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti

