Enj. Tet 8th, 2026

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë është një grua, shtetase e huaj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, rreth orës 23:00.

Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë tre persona ende të paidentifikuar, të cilët, nën kanosje, dyshohet se viktimës i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar prokurori kompetent, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Deri tani nuk është raportuar për persona të arrestuar lidhur me këtë rast.

Postime të Ngjashme