Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka thënë se Malisheva ka treguar mbështetje të madhe për PDK-në gjatë aktivitetit të sotëm zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se entuziazmi i qytetarëve në Malishevë dëshmon se PDK-ja po rikthehet fuqishëm në vendin që i takon.
“Malisheva u ngrit në këmbë sot për PDK-në e Bedri Hamza. Entuziazmi që vërehej në qytetin e Fatmir Limaj, tregon se PDK-ja po kthehet aty ku i takon. Të gjithë në këmbë. Të gjithë me zë. STOP KRIZËS!”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që Rrahman Rama kandidon me numrin 7 në listën e PDK-së për deputet.
Kliko ketu per postimin e plote

