Futbolli vazhdon t’i hapet së ardhmes dhe këtë radhë e bën duke nisur nga Amerika e Jugut me një inovacion që është i destinuar të ngjallë diskutime. Gjatë ndeshjes së Kupës së Uruguajit mes Nacional dhe Rentistas, arbitri i ndeshjes Eduardo Varela arkivoi kartonin e verdhë klasik, teksa në minutën e 12 nxori një ‘karton elektronik’ të mirëfilltë.
Instrumenti është zhvilluar nga një kompani lokale së bashku me AUF dhe synon të digjitalizojë të gjithë punën arbitrarë. I pajisur më butona në krahë dedikuar ngjyrës së sanksionit dhe një ekran me prekje, aparati mundëson regjistrimin e masave disiplinore, zëvendësimeve dhe golave pa përdorimin e kartës dhe stilolapsit, përmes lidhjes në internet.
Ai që shpjegoi funksionimin e këtij aparati ishte vetë Varela: ‘Në anë ka dy butona, një të verdhë e një të kuq që ndriçohen vetëm kur shtypen. është një buton në ekran me stemat e dy skuadrave; duke prekur atë që na intereson, zgjidhert numri i futbollistit. Më pas shtypet butoni i konfirmimit dhe gjithçka është e kryer’-tregoi ai
Arbitri tregoi sesi sistemi lehtëson menaxhimin e dhënies së kartonëve dhe zëvendësimet.
‘Kur nxjerrim kartonët tradicionalë, duhet të plotësojmë module administrativë, numrin, motivin dhe minutën-shtoi Varela-me këtë e merr dhe mbaron punë’.
Megjithatë janë ngritur shumë dyshime në lidhje me këtë sistem, sidomos me shikueshmërinë e ekranit nën dritën e diellit dhe nga këndet anësore. Probleme që Varela e pranon, duke sugjeruar përmirësime si LED perimetralë për të bëtë të dukshëm ngjyrën e kartonit edhe kur aparati është në profil për të mbrojtur nismën nga kritikate e nostalgjikëve.
‘Na thonë se humbet esenca e futbollit, por është një ndihmë shumë pozitive-tha Varela-ka dyshime sepse është një ide uruguajane; nëse do të ndodhte te Manchester City-PSG, do të ishin të gjithë entuziastë’.

