Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave, të dyshuar për organizim dhe trafikim të narkotikëve.
Dyshimet lidhen me periudhën nga shtatori i vitit 2026 deri më 16 tetor 2026, në Gjilan dhe lokacione të tjera.
“…Ashtu që, me datë 16 tetor 2026, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës-DSQHN në Prishtinë, në fshatin Velekincë, Komuna e Gjilanit, në pronën e të pandehurit B.A, në veturën e tij, gjenden dhe sekuestrohen 10 pako me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë prej 53.2 kg, që si të tilla janë shpallur si substanca të rrezikshme sipas Ligjit mbi barnat dhe substancat psikotrope dhe precursor”, thuhet në komunikatën për media.

