Sht. Tet 17th, 2026

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, veturat përfshihen nga flakët

Protesta në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me sulme dhe akte dhune.

Edhe gjatë ditës së sotme, Tirana është përballur me protesta, ndërsa demonstruesit kanë dalë sërish në sheshet e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, ka arritur kulmin me përfshirjen nga flakët të disa veturave.

Përballë situatës së krijuar, policia po përdor autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit po hedhin gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të rendit.

Situata mbetet kaotike, ndërsa protestuesit dhe tensionet po zhvendosen gradualisht drejt godinës së Kryeministrisë.

Postime të Ngjashme