Një person është arrestuar të dielën në Graçanicë, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri ndaj qenit të një gruaje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 12:00, .
Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit, si edhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.

