Komisioni për Arsim dhe Shkencë ka nisur një diskutim me temën “Sfidat dhe prioritetet në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës”.
Qëllimi i këtij takimi është të hapë një diskutim gjithëpërfshirës ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, ekspertëve dhe akterëve relevantë për të identifikuar sfidat aktuale në arsimin parauniversitar.
Në fokus të diskutimit do të jenë edhe përcaktimi i prioriteteve strategjike dhe reformat që synojnë avancimin e sistemit arsimor në vend.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat, vizionet dhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e arsimit parauniversitar në Kosovë.

