Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij, Krisiansund 2:4 ndaj Sarpsborg 08.
Përveç golit, Bytyqi ka bërë edhe një asist shumë të bukur.
Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar me fanellën e klubit norvegjez.
Kujtojmë që Bytyqi këtë sezon ka bërë katër asiste dhe ka shënuar një gol.
Skuadra e tij po lufton për mbijetesë dhe ka vetëm 23 pikë në pozitën e parafundit.

