Hën. Nën 2nd, 2026

Aksident trafiku në rrugën Pejë-Radavc, përplasen dy vetura-njëra përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Pejë-Radavc, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, njëra prej veturave ka dalë jashtë rrugës, ndërsa dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat shihen duke u marrë me rastin.

Ende nuk ka informacione zyrtare, lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Postime të Ngjashme