Mar. Kor 21st, 2026

Pse bojkotoi presidenti i UEFA-s, finalen e Botërorit?

Aleksander Ceferin, kreu i UEFA-s, ka bojkotuar finale e Botërorit për të treguar pakënaqësi me FIFA-n.

Marrëdhënia mes organit qeverisës të futbollit evropian dhe federatës globale të lojës është nën tension, kjo vjen pas vendimit të FIFA-s për të pezulluar kartonin e kuq për sulmuesin e SHBA-ve, Folarin Balogun, përpara ndeshjes së Kupës së Botës kundër Belgjikës, ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, të “rishikonte” përjashtimin.

Ndërkohë, UEFA ishte e pakënaqur që Infantino iu nënshtrua presionit politik nga organizatori dhe e quajti vendimin e komitetit disiplinor të FIFA-s “të pashembullt, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, duke shtuar se ka “kaluar një vijë të kuqe”.

Tensioni ishte i pranishëm kur autoritetet amerikane refuzuan të lejonin gjyqtarin somalez Omar Artan të hynte në vend, si dhe kur FIFA nuk siguroi Iranin të trajtohej në të njëjtën mënyrë si ekipet e tjera.

Gjithashtu, UEFA ka refuzuar të miratojë disa nga inovacionet e FIFA-s për Kupën e Botës, të tilla si ndërprerjet e hidratimit, protokollin VAR, i cili çoi në përjashtimin e Breel Embolos në humbjen e Zvicrës ndaj Argjentinës në çerekfinale.

Ceferini kritikoi turneun e zgjeruar me 48 ekipe përpara se të fillonte, ai ka qenë kritik publikisht edhe për çmimin e biletave të Botërorit.

Kupa e Botës u zhvillua nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Turneu përfshinte 48 ekipe kombëtare dhe u fitua nga Spanja, e cila mposhti Argjentinën në finale.

Postime të Ngjashme