Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër, të hënën, 5 tetor, në ora 08:00, për të shqyrtuar dhe miratuar projektligjin që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë.
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, projektligji pritet t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe votim.
Më pas, pritet të kërkohet thirrja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet dhe votohet projektligji për Gjykatën Speciale.
Kështu, procedura pritet të nisë në ora 08:00 të mëngjesit, ndërsa më pas çështja pritet të kalojë në Kuvend për hapat e mëtejshëm.

