Die. Tet 4th, 2026

Hapi i parë për ndryshimin e Ligjit të Speciales, njoftim i rëndësishëm nga kryetari i Komisionit për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas njoftimit të kryetarit të këtij komisioni, Vigan Qorrolli, në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja vjen pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e këtij projektligji, ndërsa në fokus do të jenë edhe aspektet juridike të tij, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit,.

Qorrolli ka ftuar deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit.

Kujtojmë se Qeveria tashmë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për vazhdimin e procedimit të sa

Postime të Ngjashme