Die. Tet 4th, 2026

Protestë sot në Berlin me moton “Jo në emrin tim”

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.

Protesta nga diaspora është mbajtu dje edhe në Munih të Gjermanisë.
Gjithashtu sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00. Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

LMë 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Postime të Ngjashme