Pre. Tet 2nd, 2026

Policia zgjeron hetimet për videot intime, thirren personat që shfaqen në pamje

Policia zgjeron hetimet për videot intime, thirren personat që shfaqen në pamje

Policia e Tiranës ka thelluar hetimet lidhur me publikimin dhe shpërndarjen në internet të disa videove me përmbajtje intime, ku pretendohet se shfaqen persona të njohur.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kontaktuar personat që janë identifikuar në pamje dhe u ka kërkuar të japin deklarata lidhur me rastin. Disa prej tyre kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me autoritetet, ndërsa të tjerë, sipas raportimeve, nuk janë në gjendje të dëshmojnë menjëherë për shkak të gjendjes së tyre psikologjike.

Edhe kompozitori Adrian Hila është kontaktuar nga policia dhe pritet të paraqitet për të dhënë deklaratë. Hila ka pretenduar se edhe ai është viktimë e publikimit të materialeve dhe se videot janë publikuar pa dijeninë e tij, duke thënë se është hakuar. Këto janë pretendime të tij dhe janë pjesë e hetimit.

Hetimet po zhvillohen nga strukturat e Policisë së Tiranës, përfshirë sektorin për krimet kibernetike. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se si janë siguruar materialet, kush i ka publikuar dhe si janë shpërndarë në platformat online.

Policia ka nisur procedura edhe për identifikimin e adresave dhe të dhënave të llogarive që kanë publikuar ose shpërndarë materialet, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Postime të Ngjashme