Pre. Tet 2nd, 2026

Kurti në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë sot në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare që i kushtohet fuqizimit të grave dhe avancimit të rolit të tyre në shoqëri.

Në këtë konferencë, e cila zhvillohet me temën “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”, po marrin pjesë liderë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, ekspertë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Diskutimet përqendrohen në rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, si dhe në përfshirjen e tyre në transformimin e institucioneve dhe të shoqërisë.

Katërmbëdhjetë vjet pas miratimit të Parimeve të Prishtinës, pjesëmarrësit po shqyrtojnë progresin e arritur dhe sfidat që vazhdojnë të mbeten, ndërsa synojnë të përcaktojnë prioritetet për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” për periudhën 2026–2035.

Postime të Ngjashme