Pre. Tet 2nd, 2026

Kosova në fund të Evropës për numrin e automjeteve për banor

Kosova renditet ndër vendet evropiane me numrin më të vogël të automjeteve në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të publikuara në raport me statistikat e Eurostatit, në Kosovë llogariten rreth 241 automjete për çdo 1 mijë banorë.

Në rajon, numër më të madh automjetesh për 1 mijë banorë kanë Mali i Zi me 442, Serbia me 394, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë nga 338 automjete. Në nivel evropian, Kosova renditet vetëm mbi Turqinë, e cila ka rreth 203 automjete për 1 mijë banorë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se dallimi me mesataren e Bashkimit Evropian është i madh. Në BE ka mesatarisht 578 makina për 1 mijë banorë, ndërsa rekordin e mban Italia me 709, e ndjekur nga Finlanda me 671 dhe Qipro me 670 automjete për 1 mijë banorë.

Raporti vë në pah edhe vështirësitë ekonomike të familjeve për të përballuar blerjen e një automjeti. Në vitin 2025, 5.5 për qind e popullsisë së Bashkimit Evropian deklaronte se nuk kishte mundësi financiare për të pasur një makinë për përdorim personal.

Postime të Ngjashme